8.5 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Kryeministri grek nuk e ftoi Ramën në darkë, Salihu: Nuk duhej të shkonte as Kurti, është hipokrizi

- Advertisement -

Analisti Fitim Salihu, ka komentuar darkën që do të shtrohet sontë nga kryeministri i Greqisë për liderët e Ballkanit Perëndimor. Mirëpo, në këtë darkë, sipas raportimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është ftuar.

Salihu ka thënë se mosftesa e Ramës nga kryeministri grek Micotakis vjen për shkak të inateve nacionaliste.

E për këtë, Salihu ka thënë se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të duhej ta refuzonte ftesën e kryeministrit grek.

Në darkën e sontme joformale në Athinë, ku nuk është ftuar Edi Rama, janë ftuar ndër të tjera edhe Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqi. Kryeministri i Kosovës nuk do të duhej të shkonte në Athinë për sa kohë Micotakisi mban hatërmbetje shoviniste me Shqipërinë.” – ka shkruar ndër të tjera Salihu në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij:

Kryeministri grek Kiriakos Micotakis ka vendosur t’i thërras sonte në Athinë krerët e rajonit. Por, për inate nacionaliste nuk e ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Micotakisi e ka përdorur si alibi për hatërmbetjen e tij arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës, Fredi Belerit, i kapur në flagrancë duke blerë vota pak ditë para zgjedhjeve të fundit vendore. Por, blerjen e votës, Greqia po e maskon me cenimin e të drejtave të minoritetit grek.

Për më tepër, Fredi Beleri është i njohur për deklaratat e tij të fundit për “helenizimin e Himarës”. Po ashtu, ai ishte arrestuar më 1995 për sulmin e paramilitarëve vorioepirotë kundër postës kufitare të Ushtrisë shqiptare në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës në prill 1994.

Këtij invazioni ndaj sovranitetit shqiptar i kishte paraprirë dëbimi i mijëra emigrantëve shqiptarë që punonin në Greqi në verën e vitit 1993, në kohën e premiershipit të kryeministrit Konstandinos Micotakis, babait të kryeministrit të sotëm grek Kiriakos Micotakis.

Në darkën e sontme joformale në Athinë, ku nuk është ftuar Edi Rama, janë ftuar ndër të tjera edhe Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqi. Kryeministri i Kosovës nuk do të duhej të shkonte në Athinë për sa kohë Micotakisi mban hatërmbetje shoviniste me Shqipërinë.

Fundja, ta refuzosh takimin me Ramën në Tiranë dhe ta pranosh takimin me Micotakisin në Athinë, në rastin më të mirë është hipokrizi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit