Home Lajme Botë Kryeministri grek i shpëtoi raketës ruse në Ukrainë që ra shumë afër vendtakimit me Zelensky-n

Kryeministri grek i shpëtoi raketës ruse në Ukrainë që ra shumë afër vendtakimit me Zelensky-n

0
Kryeministri grek i shpëtoi raketës ruse në Ukrainë që ra shumë afër vendtakimit me Zelensky-n

Kyriakos Mitsotakis, kryeministri grek ka vizituar Ukrainën ku pati bisedime me presidentin e vendit, Volodymir Zelensky.

Mitsotakis tha në një konferencë shtypi në Odesa se ai dhe Zelensky po vizitonin portin e qytetit në kohën e sulmit. “Dëgjuam zhurmën e sirenave dhe të shpërthimeve që ishin shumë afër nesh,” tha ai. “Ne nuk patëm kohë të shkonim në një strehë.”

Zelensky dhe Mitsotakis këmbyen opinionet e tyre lidhur me situatën në frontin e luftës, ku kryeministri grek premtoi ndihmë të pandërprerë për Kievin.

Pak para se Mitsotakis dhe Zelensky të takoheshin, një raketë ruse ra vetëm 150-200 metra larg duke lënë të vdekur në vend 5 persona dhe plagosur disa të tjerë.

Burime nga kryeministria greke thanë se asnjë prej dy liderëve dhe ekipeve të tyre shoqëruese nuk u dëmtuan, por akti i sulmit rus ndaj tyre vlerësohet si provokim serioz nga ana e Rusisë.

Mitsotakis, pasi u takua me anëtarë të minoritetit grek në Ukrainë, u largua nga vendi dhe pak pas orës 20.00 sipas orës lokale kaloi i sigurt në territorin e Moldavisë.

Exit mobile version