12.1 C
New York
Saturday, March 29, 2025

Buy now

“Kryeministri e ministrat duhet që deri në mesnatë të japin dorëheqje”, Eugen Cakolli tregon procedurat pas njoftimit për certifikim

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga DnV, ka thënë se një ditë para certifikimit të rezultateve zgjedhore, anëtarët e Qeverisë që kanë fituar mandat të deputetit duhet të japin dorëheqje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se nesër do të certifikojë rezultatet.

Për këtë Cakolli, ka thënë në “Pressing”, të T7, se deri në mesnatë duhet të japin dorëheqje ata që kanë fituar mandat, por janë në Qeveri.

Kjo përfshin kryeministrin Albin Kurti, ministrat Albulena Haxhiu, Hekuan Murati, Donika Gërvalla, Faton Peci, etj.

“Ligjërisht kryeministri, të gjithë duhet që deri sonte në mesnatë të ofrojnë dorëheqjet e tyre për shkak se ligji e përcakton qartazi që në rast se dikush nga kabineti qeveritar ka fituar mandatin e deputetit duhet të japin dorëheqja nga pozita në Qeveri ditën para certifikimit të rezultateve, e që i bie sonte deri në mesnatë dhe pikërisht njoftimi i KQZ-së ka qenë në funksion të këtij elementi”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit