27 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

Kryeministri britanik do të marrë pjesë në takimin Trump-Zelensky, i gatshëm ta mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”

- Advertisement -

Kryeministri britanik Keir Starmer, më herët konfirmoi se do të marrë pjesë në bisedimet mes Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Starmer, së bashku me liderë të tjerë europianë, është i gatshëm ta mbështesë “këtë fazë të ardhshme të bisedimeve të mëtejshme” dhe do të riafirmojë se përkrahja e tij për Ukrainën do të vazhdojë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme,” sipas një deklarate të Downing Street, shkruan CNN.

Vendimi i Starmer për t’iu bashkuar takimit të së hënës pason lavdet e tij për “përpjekjet e Presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

Para takimit, Starmer thotë se një rrugë drejt paqes “nuk mund të vendoset pa Presidentin Zelensky”, sipas Downing Street.

Starmer do ta kryesojë bashkërisht një takim të “koalicionit të vullnetait” – aleatët kryesorë europianë të Ukrainës – së shpejti për ta “diskutuar përparimin për të siguruar garanci të forta sigurie për Ukrainën në rast të ndonjë marrëveshjeje”.

Të ngjashme

Të fundit