Gazetari Lirim Mehmetaj (Albanian Post) ka siguruar komunikimet zyrtare ku Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi qortonte institucionit që drejton se pse bashkëpunuan me policinë hetuese të cilët ishin autorizuar nga Prokuroria Speciale në hetimet për ndjekjen e kryekriminelit Milan Radojçiq pas Banjskës.
Mehmetaj raporton se Nikçi fillimisht kishte kërkuar llogari se përse institucioni bashkëpunoi me policët hetues dhe më pas kishte kërcënuar Shefin e Inspektoratit të Punës ne rajon të Mitrovicës se do t’i jap nota të dobëta në vlerësimet për vitin 2024 (vlerësime që mund të çojnë deri në largimin nga vendi i punës).
Sipas raportimit, shefi inspektoratit të punës në rajon të Mitrovicës, Nexhat Fazliun, ia kishte autorizuar policisë kërkesën për hetuar linjat financiare kompanisë “RAD d.o.o” përmes të cilave Radojçiqi financonte veprimtarinë terroriste të tij.