9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Kryegjyqtari e zë ngushtë prokurorin, ia kujton premtimin se marrja në pyetje e dëshmitarëve do të duhej te perfundonte në prill të vitit 2025

- Advertisement -

Në fillim të kësaj seance, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson foli për ekuilibrin në mes të transparencës dhe procesit të shpejt gjyqësor. Ai tha se klienti i tij ka kërkuar që procesi të mos sakrifikohet, e që të mos trajtohen të gjitha provat për hir të shpejtimit të këtij procesi gjyqësor apo transparencës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Duhet të trajtohen të gjitha elementët që të zbulohen çfarë ka thënë, çfarë ka bërë dhe kjo do që të jetë publike dhe ta dëgjojë i gjithë publiku në Kosovë”, tha Emmerson.

Lidhur me deklaratën e Emersonit që procesi të mos sakrifikohen dhe që provat të mos trajtohen për hir të shpejtimit të këtij procesi, por që të kemi edhe transparencë më të madhe, u pajtua edhe kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Po ashtu, kryegjyqtari Charles Smith ka parashtruar disa pyetje për ZPS-në.

“Pjesa tjetër ka të bëjë kryesisht me ZPS-në. Ka kaluar thuajse gati 1 vit që nga koha kur kemi filluar këtë çështje gjyqësore dhe kur filluam, nuk e di nëse keni qenë ju apo dikush tjetër nga prokuroria, por ju keni thënë që vlerësoni që do të përfundoni marrjen në pyetje të dëshmitarëve në prill të 2025”, ka pyetur kryegjyqtari Charles Smith.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith po ashtu ia ka bërë të qartë ZPS-së se matematikisht ishte planifikuar të ishin 600 orë, dmth që pak a shumë janë përdorur shtatë orë për dëshmitar, në qoftë se do të bëjmë një mesatare me shtatë orë për dëshmitar është e pamundur që të thirren 300 dëshmitarë brenda afatit që ju keni parashikuar.

Sa i përket kalendarit të gjitha palët u pajtuan që po humbin shumë ditë dhe duhet punuar për shtimin e numrit të seancave në kalendar.

Pika më e nxehtë e diskutuar në këtë seancë ishte koha që marrin Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe ekipet mbrojtëse në marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Të dyja palët akuzuan njëra tjetër që nuk po menaxhojnë mirë kohen e marrjes në pyetje të dëshmitarëve.

Lidhur me këtë temë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, akuzoi si ZPS-në, ashtu edhe ekipet mbrojtëse për rolin e tyre në vonesat e shkaktuara.

“Mendoj që të gjitha palët kanë luajtur rolin e vet për vonesat e shkaktuara deri tani. Ju garantoj që kam dëgjuar pyetje të përsëritura shumë here nga mbrojtja, ashtu siç kam dëgjuar pyetje të përsëritura shumë here nga prokuroria”, tha Smith III.

Në fund të punimeve të kësaj seance, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kërkoi nga ZPS-ja që deri më 21 maj të jep një vlerësim të ri të kohës që ju duhet për të përfunduar me çështjen e tyre.

Krejt në fund, Smith III, tha se do ketë më shumë konferenca për ecurinë e çështjes sepse, sipas tij, duket se kjo është gjeja që pjesa me e madhe pajtohen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit