Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do ta pres në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Nga presidenca kanë njoftuar se takimi mes Osmanit dhe kryediplomates sllovene do të zhvillohet në orën 11:00.
Pos Osmanit, Fajon do të takohet edhe me homologen e saj, Donika Gërvalla.
Po ashtu, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do ta takoj Fajonin në ora 13:40.