Minsitrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas nisjes së dëshmisë së ish-Nënsekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale.
Spiropali tha se përfundimisht do të hiqen njollat ndaj emrin të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Në Hagë nisën sot dëshmitë e mbrojtjes për çlirimtarët e Kosovës, të gjendur prej kohësh në pritjen e pafund dhe të pamerituar.
⚖️Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë.
Çdo vendosje ekuivalence mes akuzave të fajësisë mbi çlirimtarët dhe lirisë që ata sollën për shqiptarët e 🇽🇰do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi.