0.2 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Kryediplomatja gjermane: Objektivi prej 2 për qind i NATO-s për shpenzimet ushtarake, i pamjaftueshëm

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se objektivi afatgjatë i NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes prej 2 për qind nuk është më i përshtatshëm mes sfidave në rritje të sigurisë.

“Ne duhet të pranojmë se objektivi prej 2 për qind i NATO-s nuk do të jetë më i mjaftueshëm në situatën tonë aktuale”, tha Baerbock gjatë fjalimit të saj në hapjen e Samitit Ekonomik SZ në Berlin.

Ajo tha se aleatët evropianë duhet të rrisin buxhetet e tyre ushtarake dhe bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, si dhe të zhvillojnë projekte të përbashkëta.

“Ne duhet të mendojmë shumë për investimet në sigurinë evropiane dhe t’i bëjmë ato të mëdha”, tha Baerbock, duke shtuar se kjo qasje mund të forcojë edhe lidhjet me SHBA-në dhe partnerët trans-atlantik.

Gjermania synon të përmbushë objektivin prej 2 për qind të NATO-s këtë vit, pasi ka rritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake pas luftës së Rusisë në Ukrainë.

Komentet e ministres gjermane vijnë pasi fitorja zgjedhore e Donald Trump në SHBA ngrit shqetësimet evropiane për angazhimin e SHBA-së ndaj NATO-s dhe sigurisë evropiane. Gjatë mandatit të tij të mëparshëm, Trump tha se SHBA-ja po mban një barrë të padrejtë të kostove të NATO-s dhe kërcënoi se do të tërhiqet nga aleanca nëse anëtarët e tjerë nuk i rrisin kontributet e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit