Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në meshën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Gërvalla marrë ftesë nga Selia e Shenjtë morëm pjesë në meshën në vigjilje të Festës së Krishtlindjes.
“Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjet nga Basilika e Shën Pjetrit në Vatikan, ku me ftesë të Selisë së Shenjtë morëm pjesë në meshën në vigjilje të Festës së Krishtlindjes. Paqja dhe dashuria mbretërofshin në vendin tonë dhe të gjitha vatrat tona”, ka shkruar Gërvalla