Home Lajme Kryediplomatja finlandeze do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë, Shqipëri e Serbi

Kryediplomatja finlandeze do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë, Shqipëri e Serbi

0
Kryediplomatja finlandeze do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë, Shqipëri e Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, do të vizitojë Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë në datat 4-5 shtator, ka njoftuar vetë ministria finlandeze.

Sipas komunikatës thuhet se qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor.

“Finlanda mbështet aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në BE”.

Ministrja e Jashtme Valtonen gjatë vizitës së saj do të takohet me homologët e saj, ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës dhe lidershipin politik të vendeve.

Exit mobile version