Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka mbërritur sot në Kosovë, ku u prit nga Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Vizita e Kallas vjen në një periudhë të rëndësishme për Kosovën, e cila, sipas Gërvallës, është më e përkushtuar se kurrë në rrugën euroatlantike dhe forcimin e institucioneve demokratike.
“Kosova e sotme është Evropë për nga veprimi, përkushtimi dhe orientimi drejt një të ardhmeje të përbashkët,” u shpreh Gërvalla. Vizita nënvizon mbështetjen e BE-së për Kosovën si partner të qëndrueshëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.