Bashkimi Evropian nuk është gati të japë një datë specifike për anëtarësimin Ukrainës, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaia Kallas, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Ndjesia ime është se shtetet anëtare nuk janë gati të japin një datë specifike”, tha ajo.
“Ka shumë punë për t’u bërë dhe përparësia dhe urgjenca është të veprohet dhe të tregohet se Ukraina është pjesë e Evropës”, shtoi ajo.
Një raport i Politico-s, duke cituar burime, raportoi se BE-ja po punon për një plan për t’i dhënë Ukrainës anëtarësim të pjesshëm në bllok që vitin e ardhshëm.
Një veprim i tillë do të ishte një hap i paprecedentë për Evropën, duke pasur parasysh procesin e paracaktuar që vendet duhet të ndjekin për të fituar anëtarësimin.






