Ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka njoftuar për bisedë telefonike me homologun serb të saj, Marko Gjuriq, të cilit i ka kërkuar angazhim konstruktiv në dialogun Kosovë – Serbi për normalizim të marrëdhënieve.
Për palët, tha ajo, normalizimi i marrëdhënive është “thelbësore për rrugët e tyre evropiane”.
“Sapo fola me kolegun tim Marko Duric. Rruga e Serbisë në BE është qëllimi ynë i përbashkët dhe ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në reformat e nevojshme. #Kosova dhe #Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun #BeogradePrishtina dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Ky është çelësi kur bëhet fjalë për rrugën e tyre në #BE! Gjithashtu theksoi rëndësinë e ruajtjes së shtetit të së drejtës dhe nxitjes së një dialogu të vërtetë për të kapërcyer ndarjet në shoqëri”, shkroi ajo në “X”.