2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Kryediplomati ukrainas: ShBA-ja po na ofrojnë armë të reja, kemi nevojë që bota të na ndihmojë

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka treguar se SHBA-të do t’i ofrojë Ukrainës armë të reja mbrojtëse.

Këtë e bëri të ditur pas një bisede telefonike që pati me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

“Bisedova me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken mbi mënyrat për të ndaluar luftën brutale të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Sekretari më informoi për sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Rusisë, si dhe planet për të ofruar armë të reja mbrojtëse për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet. Ukraina nuk dorëzohet. Ne kemi nevojë që bota të na ndihmojë”, tha Kuleba përmes një cicërime në Twitter.

Kujtojmë se Rusia ka nisur sulmet ndaj Ukrainës nga fronte të shumta në mëngjesin e të enjtes në një përshkallëzim dramatik ku shumë qytete u bombarduan nga ajri.

Shpërthimet dhe bombardimet u dëgjuan fillimisht nëpër qytetet kryesore në Ukrainë rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale, pasi presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim televiziv para agimit nga Moska duke thënë se ai po autorizonte veprime ushtarake. Ai paralajmëroi vendet e tjera se nëse do të përpiqeshin të ndërhynin, do të përballeshin me një përgjigje ruse “aq të ashpër sa që asnjë komb i huaj nuk e kishte përjetuar ndonjëherë më parë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit