13.1 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Kryediplomati ukrainas godet kritikuesit e kundërsulmit: Mbylleni, ejani çlironi vetë një centimetër katror

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u ka dhënë një kundërpërgjigje të ashpër kritikuesve të taktikave të ushtrisë ukrainase gjatë kundërsulmit të saj kundër pushtimit rus, duke thënë se ata po pështyjnë në fytyrat e ushtarëve dhe se duhet ta mbyllin gojën.

Përderisa po merr pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian në Toledo të Spanjës, kryediplomati ukrainas tha: “Kritikimi i ritmit të ngadalshëm të kundërsulmit është baras me… pështyrjen në fytyrën e ushtarit ukrainas që e sakrifikon jetën e tij çdo ditë, që lëviz përpara e çliron një kilometër të tokës ukrainase pas një kilometri tjetër.”

Javën e kaluar, gazeta e njohur amerikane, “The New York Times” citoi zyrtarë amerikanë të kenë thënë se ofensiva e forcave ukrainase ka shënuar përparim të kufizuar për shkak se Ukraina kishte shumë ushtarë në vende të gabuara, raporton gazeta “The Guardian”.

“Do t’u rekomandoja të gjithë kritikëve që ta mbyllin gojën, të vijnë në Ukrainë dhe të mundohen që të çlirojnë një centimetër katrorë ata vetë”- tha Kuleba, duke qëndruar pranë homologut spanjoll, Jose Manuel Albares.

Ukraina u ballafaqua me presion këtë muaj nga Shtetet e Bashkuara që ta përqendrojë kundërsulmin në frontin jugor pas shqetësimit se përpjekja ishte shpërndarë shumë gjerë. Përpos luftimeve në jug, Ukraina ka sulmuar edhe përreth qytezës Bakhmut në lindje, duke e vënë Uashingtonin në huti.

Burimet ushtarake në Kiev argumentojnë se Ukrainës i duhet që të luftojë në një fron të gjerë, pa përkrahje të konsiderueshme nga ajri dhe i duhet që t’u kundërpërgjigjet sulmeve të reja ruse.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit