Kryediplomati turk, Davut Cavusoglu po qëndron për vizitë në Kosovë, ndërsa kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli e ka mirëpritur atë në shtëpinë e tij.
Këtë e ka bërë të ditur vet Pacolli nëpërmjet një fotografie të shpërndarë në Facebook.
“Një mbrëmje e bukur në ambient familjar, me Ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, mikun tim dhe mikun e Kosovës”, ka shkruar Pacolli ngjitur fotografisë.

Cavusoglu pritet që gjatë ditës së nesërme të zhvillojë takime të rëndësishme me krerë institucional në Kosovë.