Kryediplomati izraelit, Gideon Sa’ar, ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fitoren bindëse në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e miqësisë mes dy vendeve.
Përmes një postim në platformën X, Sa’ar është shprehur i bindur se lidhjet e fuqishme mes Izraelit dhe Shqipërisë do të zgjerohen.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren vendimtare në zgjedhjet në Shqipëri. Presim të vazhdojmë miqësinë tonë të ngushtë dhe të thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona. Lidhjet e forta mes Izraelit dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zgjerohen”, shkroi ai.
Theksojmë se Partia Socialiste në krye me Edi Ramën renditet e para me mbi 250 mijë vota në avancë.