16 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Kryediplomati italian i quan shqetësuese tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, përkatësisht pas largimit të përfaqësuesve serb nga institucionet kosovare.

Tahani, i cili është edhe zëvendëskryeministër i Italisë, i ka quajtur shqetësuese tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell teve1.info

Ai ka bërë të ditur se ka kërkuar nga ambasadorët italianë në të dyja shtetet që të bëjnë thirrje për dialog.

“Tensionet në ngritje mes Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese. Kërkova nga ambasadorët tanë në Beograd dhe Prishtinë të bëjnë thirrje për përmbajtje dhe dialog për të arritur një kompromis të drejtë. Italia është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në Twitter.

Përfaqësuesit serb janë larguar sot nga institucionet e Kosovës. Ky vendim i tyre ka ardhur pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit