Lajme

Kryediplomati i Turqisë viziton sot Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

September 06, 2024

Kryediplomati i Turqisë, Hakan Fidan, do ta vizitojë sot Kosovën.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se në takime do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën, ku do të takohet me komunitetin turk. Ai do të vizitojë edhe KFOR-in, komandën e të cilit mision e mban Turqia që nga tetori.

Ndryshe, vizita e Fidan vjen edhe dy ditë pas arrestimit të kosovarit Liridon Rexhepi në Turqi, si i dyshuar për lidhje me Mossadin në Izrael.