Ministrja për Punë të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, e ka pritur sot në takim homologun nga Greqia, Nikos Dendias.
Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Dendias ka theksuar se është rëndësishme të zbatohen marrëveshjet e arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku dhe që ta shtyjmë përpara këtë bashkëpunim me Kosovën”.
“Në analizat tona të fundit është theksuar se destinacioni përfundimtar për të gjitha vendet e Ballkani Perëndimor është Bashkimi Evropian. Greqia është e gatshme ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor”.
“Ne e mbështesim dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe marrëveshjet ligjërisht të detyrueshme sipas ligjeve ndërkombëtare. Sipas marrëveshjeve të nënshkruara nga BE-ja në nëntorin e kaluar, që të ketë mirëbesim dhe mos të ketë tensione nga ajo që është arritur deri më tani”.
“Është e rëndësishme të zbatohet nga të dyja palët ajo që është arritur deri më tani. Ky ishte edhe mesazhi im për Beogradin dje”.