9.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Kryebashkiaku refuzon kërkesën e Rusisë për tu dorëzuar: “Irpin do të luftojë deri në fund

- Advertisement -

Oleksandr Markushyn, kryebashkiaku i Irpin, tha se ka refuzuar kërkesën e  forcave ruse për tu dorëzuar. Në një llogari në Telegram të martën, Markushyn tha se ishte kërcënuar nga forcat ruse për t’u dorëzuar, shkruan CNN

“Jam i habitur që këta përbindësha ende nuk e kanë kuptuar — Irpin nuk dorëzohet, Irpin nuk mund të blihet, Irpin do të luftojë deri në fund!” tha ai.

“Unë kam një kërkesë për pushtuesit rusë që të largohen nga Irpin brenda 24 orëve dhe të shpëtojnë jetën e mijëra rekrutëve rusë.”

Rusët vendosën armëpushim të përkohshëm për evakuimin e civilëve. Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar akuzoi të hënën forcat ruse për shënjestrimin e korridoreve të evakuimit dhe vrasjen e “disa civilëve” që po përpiqeshin të evakuoheshin nga Irpin.

Ministria vuri në dukje se për shkak të luftimeve të ashpra, Irpin ka qenë pa ngrohje, ujë apo energji elektrike për disa ditë.

8 civilë u vranë gjatë evakuimit, tha kryebashkiaku Markushyn në një deklaratë të dielën.

/abcnews.al

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit