0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj paraqitet në SPAK

- Advertisement -

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit mëngjesin e kësaj të enjteje, 26 dhjetor 2024, në Prokurorinë e Posaçme.

Kryebashkiaku nuk komentoi për mediat paqraqitjen në SPAK por kishte vetëm një urim për gazetarët. “Gëzuar festat, një vit të mbarë”, tha Veliaj në hyrje të Prokurorisë së Posaçme.

Nga informacionet paraprake thuhet se pas bashkëshortes Ajola Xoxa do të pyetet dhe ai, mbi hetimet e nisura nga prokuroria e Posacme për pasurinë e tij.

Kujtojmë se javën e shkuar Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të SPAK në banesën dhe biznesin e saj.

GJKKO rrëzoi gjithashtu dhe kërkesën e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK, raporton Euronews.al

Kontrollet u ushtruan dy javë më parë me urdhër të prokurorit Ols Dado, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku Xoxa është bashkëthemeluese.

Veprimet e organit të akuzë vijnë pas nisjes së hetimit pasuror për kryebashkiakun dhe familjarët e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit