-10.7 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Krushqi me Sabianin? Robert Aliaj flet për marrëdhënien e Kristit me Keisin

- Advertisement -

Duket se një tjetër çift po formohet brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Këto ditë, Keisi Medini, vajza e Sabianit, është duke krijuar një afrimitet me Kristin, djalin e Robert Aliajt. Të dy i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit, aq sa ka mbetur vetëm 1 puthje për ta finalizuar lidhjen. Por, si shikohet kjo njohje jashtë shtëpisë së Big-t?

Ditën e sotme në një lidhje telefonike me emisionin “Fan Club” Roberti komentoi ecurinë e Kristit në lojë. I pyetur nëse sheh në horizont një lidhje me Keisin, Roberti tha:

“Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje mund të ketë diçka.”

A ka Kristi një marrëdhënie jashtë? Roberti mohoi të dinte se kishte një lidhje.

“Portalet shqiptare bëjnë thashethemaxhiun, po Kristi është djalë i ri, nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza, por që unë vetë nuk di, nuk njoh njeri, s’më ka thënë gjë.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit