Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 10:30 do të ketë aksion nga KRU’’Prishtina’’ kundër borxhlinjve të ujit.
Kështu ka bërë të ditur KRU’’Prishtina’’ përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit ky aksion do të zhvillohet në qytetin e Fushë-Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Nesër 9 gusht 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Fushë Kosovë.
Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës