26.2 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

KRU ‘‘Prishtina’’ me aksione kundër lidhjeve ilegale të ujit: Raportoni rastet e dyshimta

- Advertisement -

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar për disa aksione që ka zhvilluar do kundër konsumatorëve që kanë bërë kyçje ilegale të ujit. Nga KRU ‘’Prishtina’’ është thënë se s’do të ketë tolerancë për keqpërdoruesit e ujit, shkruan Gazeta Express.

‘‘Inspektimet në identifikimin e lidhjeve ilegale janë duke vazhduar edhe në këto momente… S’ka ujë për keqpërdoruesit!

0 tolerancë për keqpërdoruesit e ujit’’, thuhet në një postim të KRU ‘’Prishtina’’.

 

Nga ta është thënë edhe se lidhjet ilegale janë të shumta, dhe se të njëjtat janë ‘‘më turp se turpi’’.

‘‘Prej një këndi në tjetrin, në një ditë të vetme, shumë lidhje ilegale!!! Më turp se turpi!

Janjeva e Gushterica me lidhje ilegale të shumta, të cilat u zbuluan sot nga inspektorët e NJOU Lipjan’’, thuhet në një tjetër postim.

 

 

Nga KRU ‘‘Prishtina’’, është thënë  edhe se lidhjet ilegale janë ato që e rëndojnë furnizimin me ujë dhe shpërndarjen e barabartë të ujit.

‘’Përgjigjje në formë njoftimi ku thuhet se,” Veterniku është më shumë pa ujë e ju kërkoni bashkëpunim”!!!! Pikërisht për këtë kërkohet bashkëpunim nga ana e konsumatorëve, sepse pikërisht lidhjet ilegale po ua rëndojnë furnizimin me ujë konsumatorëve të përgjegjshëm. Pra, pikërisht lidhjet ilegale e rëndojnë furnizimin me ujë dhe shpërndarja e barabartë e ujit ngecë!’’, thuhet në një tjetër postim.

 

 

Po ashtu, nga kompania rajonale është bërë thirrje në drejtim të qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dyshuar të lidhjeve ilegale të ujit.

‘‘Shkyçje të tjera ilegale në Veternik

Inspektimet po vazhdojnë me intensitet të lartë për identifikimin e lidhjeve ilegale të ujit në disa prona private dhe biznese. Çdo shkyçje ilegale përbën shkelje të rëndë ligjore dhe do të trajtohet sipas procedurave të parapara. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të lidhjeve ilegale’’, thuhet në postimin e KRU ‘‘Prishtina’’. /GazetaExpress

 

Të ngjashme

Të fundit