Kompania rajonale e ujësjellësit ”Mitrovica njofton konsumatorët se trajtimi i ujit fillon prej orës 12:00.
Sipas tyre mungesa e ujit të pijes ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër Lepencit të cilat kanë ndodhur gjatë natës dhe të cilat tashmë janë tejkaluar falë punës së palodhshme të stafit të tyre dhe jo vetëm.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë,
Mungesa e ujit të pijes ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër Lepencit të cilat kanë ndodhur gjatë natës dhe të cilat tashmë janë tejkaluar falë punës së palodhshme të stafit të tyre dhe jo vetëm.
Tani jemi në pregatitje të rikthimit të furnizimit dhe sipas parashikimeve tona presim që trajtimi i ujit të filloj prej orës 12:00.
Ju faleminderit për mirëkuptimit tuaj!