![“KRPP, KOSST…”, Armend Muja ia përmend Shalës së PDK-së punësimet e fëmijëve e dhëndrit “KRPP, KOSST…”, Armend Muja ia përmend Shalës së PDK-së punësimet e fëmijëve e dhëndrit](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/Screenshot_20230426-124606_Facebook.jpg)
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka akuzuar deputetin e PDK-së, Ferat Shala për nepotizëm, shkruan Insajderi.
Ai ia ka përmendur djalin, vajzën e dhëndrin.
Muja ka kërkuar që dikush nga PDK të jap përgjigje për siç i quan ai “lidhje e shkurta”.
Një nga deputetë më ka bërë shumë përshtypje lidhur me lidhje e shkurta – kur e kemi marrë e kemi këqyre kush ka qenë operatorët kryesor në KEK po ashtu na dul gjeominerali, për ju popullsi e nderuar është e Idriz Thacit dhe Enver Berishës miku i deputeti Ferat Shala, po ashtu është Trasining Grupi, miku i dytë i Ferat Shalës. Këto të dhëna për KRPP normalisht i marrim nga djali i Ferat Shalës që punon në KRPP, të dhënat mbi bilacin e energjisë i marrim nga vajza e Ferat Shalës që punon në KOSST dhe sa I përket minierave në KPBM i marrim nga dhëndri i Ferat Shalës që është drejtor këto janë lidhje e shkurta që dikush në PDK duhet me i dhënë përgjigje”, tha Muja në Kuvend përcjell Insajderi.
Deputeti Shala ka refuzuar t’i japë përgjigje akuzës së Mujës.