-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Kroosi pensionohet si Mbret – lë pas karrierë ëndrrash

- Advertisement -

Shtatë vjet te Bayern Muncheni, dhjetë te Real Madridi.

Kampion bote me Gjermaninë. Fitues i pesëfishtë i Ligës së Kampionëve.

Madje më 1 qershor mund ta fitojë të gjashtën.

Aty ka vendosur Toni Kroosi t’i japë fund karrierës për klubin – në finalen më të madhe për klube, kundër Borussia Dortmundit, ndaj së cilëve po në një finale në “Wembley” e kishte fituar titullin e parë në këtë garë.

Ndërkaq, në Euro 2024 do të djersijë për herë të fundit fanellën e Gjermanisë.

Ai po ashtu është fitues i Bundesligës tri herë, i Kupës së Gjermanisë po aq herë, i Superkupës së Gjermanisë një herë, i La Ligës katër herë, i Kupës së Mbretit një herë, i Superkupës së Spanjës katër herë, i Super Kupës së UEFA-së katër herë, i Kupës së Botës për Klube pesë herë.

“17 korriku, 2014 – dita e prezantimit tim te Real Madridi, dita që ma ndrysho i jetën”, ka shkruar Kroosi në llogaritë e tij në mediat sociale.

“Jetën time si futbollist – por posaçërisht si person”.

“Ishte fillimi i një kaptine të re te klubi më i madh në botë. Pas dhjetë vjetësh, në fund të sezonit ky kapitull përmbyllet”.

“Kurrë nuk do ta harroj atë kohë të suksesshme! Veçanërisht dua t’i falënderoj të gjithë që më mirëpritën me zemër të hapur dhe që më besuan”.

“Por veçanërisht dua t’ju falënderoj juve Madrilenë, për afeksionin dhe dashurinë që nga dita e parë e deri te e fundit”.

“Në të njëjtën kohë, ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të marrë fund pas Kampionatit Evropian”, ka vijuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit