Ndeshja do të zhvillohet në “Wembley”, të Londrës. Për Toni Kroosin kjo finale do të jetë shumë e veçantë..
Kjo pasi, Kroosi ka njoftuar pensionimin nga futbolli ditë më parë dhe për të kjo do të jetë hera e fundit që do të shkelë një fushë të futbollit si futbollist për Real Madridin.
Ai sonte në takimin që do të nis në orën 21:00, do të veshë këpucë speciale.
Përndryshe, Kroosi do të paraqitet pas finales me Gjermaninë në Kampionatin Evropian dhe nga aty do t’i thotë lamtumirë futbollit.