Toni Kroos e ka komentuar frustrimin e Vinicius Juniorit pasi qe zëvendësuar gjatë El Clasicos.
Ai tha për ish-bashkëlojtarin e tij se e kupton se nuk i pëlqen kur e zëvendësojnë pasi as atij nuk i kishte pëlqyer sa ishte lojtar aktiv.
“Kur luan një ndeshje të jashtëzakonshme, sidomos në një ndeshje si kjo, nuk je i lumtur”, ka thënë Kroos.
“Mua kurrë nuk më ka pëlqyer kur më zëvendësonin, por për të qenë i drejtë, kurrë nuk kam shkuar drejtpërdrejt në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, por ai u kthye.”






