7.1 C
New York
Thursday, January 8, 2026

Buy now

Kroos: Lennart Karl, lojtari ideal për Real Madridin

- Advertisement -

Edhe pse ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur, Toni Kroos vazhdon të mbetet i lidhur ngushtë me këtë sport, veçanërisht me ish-klubin e tij të fundit, Real Madridin. Sipas mediave spanjolle, ish-mesfushori Gjerman u ka sugjeruar drejtuesve madrilenë një emër të ri për të ardhmen: talentin e Bayern Munich, Lennart Karl.

17-vjeçari konsiderohet një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni, jo vetëm në Gjermani, por edhe në nivel evropian. Karl mund të aktivizohet si mesfushor ofensiv, por edhe në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa karakteristikat e tij përputhen mjaft mirë me stilin e lojës që aplikon Real Madridi.

Vetë lojtari, në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, ka pranuar hapur se një ditë do të dëshironte të vishte fanellën e Real Madridit. Megjithatë, një largim nga Bayern në këtë moment duket i vështirë.

Talenti gjerman ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2028 dhe drejtuesit e Bayern kanë përjashtuar deri tani çdo mundësi për shitjen e tij.

Të ngjashme

Të fundit