22 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Kroos “fundos” Gjermaninë aktuale: E shoh shumë larg fitimit të Botërorit

- Advertisement -

Ndërsa Italia përjeton pesimizëm në kombëtare, edhe skuadra me histori të lavdishme si Gjermania po përjetojnë pasiguri. Pas fitimit të Botërorit 2014, “Mannschaft” u eliminua në fazën e grupeve më 2018 dhe 2022.

Kualifikimet për Botërorin 2026 nisën keq, me humbjen 2-0 ndaj Sllovakisë, megjithëse u pasua nga fitorja 3-1 ndaj Irlandës së Veriut. Edhe me lojtarë si Musiala (i dëmtuar për momentin), Wirtz dhe rritjen e Woltemade, realiteti nuk përputhet me shpresat.
Toni Kroos, ish-kampion dhe protagonist i Gjermanisë, në podcastin e tij “Einfach mal Luppen” tha qartë: “Nuk duhet të harrojmë se aktualisht, nuk jemi në mesin e atyre që mund të kenë ambicie të mëdha.
Ka të tjerë që janë thjesht më të mirë. Nuk ka lojtarë me atë aurë që sjellin besim.
Mungon besimi, cilësia dhe kuptimi mes lojtarëve. Ne jemi vite-dritë larg të qenit në gjendje të flasim për fitimin e Kupës së Botës”.

Të ngjashme

Të fundit