-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Krokodili kap djalin 1 vjeçar, babai nuk mundi ta shpëtonte dot (Video)

- Advertisement -

Një djalë një vjeçar është ngrënë i gjallë dhe babai i tij është plagosur rëndë nga një krokodil në një lumë në Malajzi. Vogëlushi u rrëmbye nga kanoja ndërsa ndodhej me të atin në brigjet e Lahad Datu në Sabah të enjten në mëngjes. Babai i tij i furishëm u përpoq të shmangte krokodilin, por nuk mundi dot.

Fshatarët shpëtuan babanë e tij por krokodili e kishte tërhequr tashmë djalin e tij. Sumsoa Rashid, kreu i Agjencisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit Lahad Datu, tha: “Babai pësoi lëndime të rënda në kokë dhe në trup. Djali i tij është ende i zhdukur dhe operacionet e kërkimit janë duke vazhduar.

Zyrtarët kanë paralajmëruar gjithashtu fshatarët që jetojnë përgjatë brigjeve të lumit që të qëndrojnë larg për shkak të kërcënimit të një sulmi të përsëritur. /abcnews.al/

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit