Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka njoftuar për arritjen në Kroaci të 12 aeroplanëve francezë “Rafale”.
Plenkovic ka thënë se me këtë blerje të fundit, Kroacia ka përfunduar me sukses projektin strategjik të një skuadroni avionësh luftarakë shumë funksional dhe njëherit ka treguar se është investimi më i madh në forcat kroate që nga pavarësia.
“Me këtë hap, ne forcojmë ndjeshëm kapacitetet e mbrojtjes kombëtare dhe aftësinë e parandalimit, plotësisht në përputhje me standardet më të larta të NATO-s”, ka thënë Plenkovic.