21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Kroacia publikon listën përfundimtare për “EURO 2024”

- Advertisement -

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic ka shpallur listën përfundimtare të 26 lojtarëve që do të udhëtojnë në Gjermani.

Kroacia do të luajë ndeshjen e fundit përgatitore për Kampionatin Evropian kundër Portugalisë të shtunën në orën 18:45 në Lisbonë.

Emra si Luka Modric, Marcelo Brozovic dhe Mateo Kovacic, pritet që ta udhëheqin Kroacinë në Euro 2024.

Kroacia është në grup me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën.

Ndeshjen e parë, kroatët e zhvillojnë kundër spanjollëve më 15 qershor.

Portierë: Dominik Livakovic (Fenerbahce), Ivica Ivusic (Pafos), Nediljko Labrovic (Rijeka)

Mbrojtja: Josip Juranovic (Union Berlin), Josip Stanisic (Bayer Leverkusen), Martin Erlic (Sassuolo), Josip Sutalo (Ajax), Domagoj Vida (AEK), Marin Pongracic (Lecce), Josko Gvardiol (Manchester City), Borna Sosa ( Ajax).

Mesfusha: Luka Modric (Real Madrid), Marcelo Brozovic (Al Nassr), Mateo Kovacic (Manchester City), Lovro Majer (Ëolfsburg), Mario Pasalic (Atalanta), Luka Ivanusec (Feyenoord), Martin Baturina (Dinamo), Luka Sucic (Salzburg), Nikola Vlasic (Torino).

Sulmi: Ante Budimir (Osasuna), Andrej Kramaric (Hoffenheim), Bruno Petkovic (Dinamo), Ivan Perisic (Hajduk), Marko Pjaca (Rijeka), Marco Pasalic (Rijeka).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit