-4.8 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të Trumpit

- Advertisement -

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të presidentit amerikan Donald Trump, tha kryeministri, Andrej Plenkoviq, të mërkurën, pa dhënë arsye specifike për vendimin.

“Pas analizave të hollësishme, pozicioni i qeverisë… është se në këtë moment Kroacia nuk do t’i bashkohet ‘Bordit të Paqes’ për një numër arsyesh,” i tha Plenković gazetarëve, siç e citoi Euronews.

Plenkoviq tha se do të sqarojë arsyet e vendimit në një datë të mëvonshme.

Më herët këtë muaj, qeveria tha se vendi anëtar i Bashkimit Evropian ishte ftuar t’i bashkohej institucionit të ri ndërkombëtar të Trump-it.

Plenkoviq tha se Kroacia pret që BE-ja të harmonizojë pikëpamjet e saj, ndërsa “vlerëson aspektet ligjore dhe të tjera të propozimit.”

Të mërkurën, ai foli për këtë çështje me presidentin Zoran Milanoviq, i cili argumentoi se ftesa duhet të shqyrtohet nga këshilli i sigurisë kombëtare.

Trump tha javën e kaluar se pret që më shumë se 50 vende të bashkohen, në atë që argumentohet dhe besohet se sfidon rolin tradicional të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Të ngjashme

Të fundit