10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kroacia: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor drejt rrugës evropiane

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman ka shprehur mbështetjen e Kosovës për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Kështu u shpreh ai, pas takimit të “Miqve të Ballkanit Perëndimor” që u mbajt në Austri.

“Në mbledhjen e sotme u miratua Deklarata, e cila synon të inkurajojë vendet fqinje në rrugën evropiane, bazuar në arritjet e tyre, duke afirmuar vlerat e përbashkëta, sundimin e ligjit dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.” – citohet se ka thënë ai.

“Ata diskutuan bashkëpunimin ekonomik, duke përfshirë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Republika e Kroacisë mbështet forcimin e bashkëpunimit ekonomik në zonën e Ballkanit Perëndimor me qëllim reduktimin e hendekut ekonomik. Hyrja e vendeve të Evropës Juglindore në tregun e përbashkët do të inkurajojë më tej investimet dhe do të mundësojë rritje më të fortë ekonomike dhe bashkëpunim të ndërsjellë.” – thuhet tutje në njoftimin e MPJ-së kroate, sipas “Klan Kosova”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit