0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Kroacia fiton ndaj Armenisë

- Advertisement -

Përfaqësuesja e Kroacisë ka shënuar fitore në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024” pasi e ka mposhtur Armeninë.

Të hënën mbrëma, në ndeshjen e luajtur në Armeni, Kroacia ka triumfuar me rezultatin minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje, e ka shënuar sulmuesi Andrej Kramariq.

Ai shënoi në minutën e 14-të të takimit dhe me këtë gol vulosi fitoren e Kroacisë. Për Kroacinë, kjo është fitorja e tretë në katër ndeshje të luajtura deri më tani në këtë cikël eliminator, ndërsa Armenia regjistroi humbjen e dytë në pesë duele të zhvilluara. Me këtë fitore, Kroacia është ngjitur në krye të Grupit D me 10 pikë të mbledhura, sa i ka edhe Turqia por që ka një ndeshje më shumë të luajtur. Armenia mbetet e treta me 7 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit