20.2 C
New York
Tuesday, July 2, 2024

Buy now

Kroacia e pafuqishme përballë Spanjës, pranon 3 gola

- Advertisement -

Një fitore ishte e pritshme, por jo kaq e thellë dhe me kaq dominancë. “Iberikët” e Spanjës kanë treguar se janë vërtetë pjesë e favoritëve për fitimin e trofeut të madhe, të Euro 2024, teksa pasditen e kësaj të shtune kanë mundur në arenën e “Olympiastadion”, të Berlinit, Kroacinë, në sfidën e parë të Grupit B, me rezultatin e thellë, 3 me 0.

Për “Demat” e Luis de la Fuente mjaftoi vetëm pjesa e parë, për të siguruar fitoren spektakolare, me “bomberin” e Atletico Madrid, Alvaro Morata, që çeli siparin e golave, që në minutën e 12’-të, për të vijuar më tej me Fabian Ruiz e Dani Carvajal, në minutat 15’ e 42’, me tre gola të tjerë. Miqtë kroatë gjetën gjithashtu rrugën e rrjetës, në pjesën e dytë, por pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, goli u anullua, duke e lënë ndeshjen të përfundojë, me shifrat 3-0.

Falë kësaj fitoreje të madhe, Spanja ngjitet në krye të Grupit B, me 3 pikë të plota, si dhe me një golavarazh tejet pozitiv. Ndërkaq, në sfidat e radhës për secilën skuadër “La Furia Roja” do të përballet me “Të Kaltërit” e Italisë, në një betejë “titanësh”, ndërsa Kroacia do të sfidohet nga “Legjionarët” e Kombëtares shqiptare, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit