27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Krizë ushqimi në Etiopi: Vidhen ndihmat, vdesin 1400 veta

- Advertisement -

Të paktën 1 mijë e 400 veta kanë vdekur nga uria në zonën Tigray, në veri të Etiopisë pasi ndihmat në ushqim u suspenduan.

Ndalimi i furnizimit, që bëhet kryesisht nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së dhe agjencitë amerikane të ndihmave, u bë 4 muaj më parë për shkak të vjedhjeve esktreme, raporton Klan Kosova.

BBC, duke iu referuar autoriteteve të Tigrayt, ka raportuar se të paktën 500 veta ishin përfshirë në këtë skandal.

Kjo zonë u fut në një konflikt brutal në vitin 2020, duke bërë që të shpërthejë një krizë e rëndë me mungesë ushqimi. Lufta u ndal nëntorin e vitit 2022 pasi qeveria etiopiane dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Tigrayt nënshkruan paqe që u ndërmjetësua nga Unioni Afrikan.

Për shkak të luftës, që mori 600 mijë jetë, rajoni ishte në një bllokadë përsa i përket ushqimit, barnave dhe shërbimeve mjekësore.

6 milionë banorë të Tigrayt varen nga ndihmat që u vijnë prej jashtë vendit.

Të ngjashme

Të fundit