25.3 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

“Krizë që mund të rëndohet”, Osmani: S’shihet në horizont as konsensusi e as kompromisi për konstitiuimin e Kuvendit

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës nuk po sheh konsensus dhe as kompromis për konstituimin e Kuvendit deri në fund të kësaj jave, kur skadon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Vjosa Osmani tha në një konferencë për media se “përkundër aktgjykimit të Kushtetueses” që ka urdhëruar konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh, “nuk shihet në horizont as konsensusi e as kompromisi për konstituimin e Kuvendit brenda këtij afati kushtetues”.

Ajo tha se vendi është në një “krizë reale” e cila “mund të rëndohet edhe më shumë”.

Osmani tha se e ka dërguar në Kushtetuese kërkesën për pezullimin e këtij afati për konstituimin e Kuvendit deri në një vendim, si dhe sqarimin e “pasojave juridike” të moskonstituimit të Kuvendit.

“U bëj thirrje të gjitha subjekteve politike që të veprojnë me përgjegjësi, t’i japin fund bllokadës dhe t’u japin qytetarëve atë që u takon me Kushtetutë – një Kuvend funksional dhe institucione që punojnë në interes të tyre”, tha ajo.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se së fundmi ia ka dorëzuar një ofertë kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend dhe formimin e qeverisë së re.

Ngërçin politik në Kuvend nuk e ka ndryshuar as aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese më 26 qershor, i cili i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin. Ajo vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Të ngjashme

Të fundit