Te Real Madridi ka shpërthyer tensioni mes trajnerit Xabi Alonso dhe Vinícius Jr.
Raportohet se Alonso ka kërkuar largimin e brazilianit, por klubi ka refuzuar.
Marrëdhënia mes tyre thuhet se është e prishur dhe kjo ka krijuar pakënaqësi edhe te disa lojtarë.
Vinícius ka pezulluar rinovimin, duke kërkuar rreth 30 milionë euro në vit dhe nuk pranon të vazhdojë nëse Alonso mbetet trajner.
Gjithçka vjen pak orë para ndeshjes së rëndësishme kundër Manchester Cityt, ndërsa e ardhmja e të dyve te Real Madridi tashmë është vënë në dyshim.






