Gazetarja Blerina Shoshi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka komentuar raportin e aktores Teuta Krasniqi me bashkëshortin e saj, Adonis Morina.
Ajo tha se dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale dhe sipas saj, mund të bëhet fjalë për një krizë në lidhjen e tyre.
“Një çift që janë fshirë nga rrjetet, është aktorja Teuta Krasniqi dhe Adonisi, që njëherë u përfol që mund të jenë ndarë, pastaj shpërndanë prapë foto bashkë, e tashmë me rikthimin e Adonisit në rrjete sociale e kemi parë se përsëri nuk janë në rrjete sociale dhe mund të thuhet se ndoshta jo janë ndarë, por kanë ndonjë krizë mes vete në lidhjen e tyre”, u shpreh tutje Shoshi.