23.5 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Kriza ushqimore në Nigeri: 600 fëmijë të vdekur në 6 muaj

- Advertisement -

Rastet e kequshqyerjes së fëmijëve u rritën me 208 për qind midis janarit dhe qershorit.

Më shumë se 600 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja gjatë gjashtë muajve të fundit në Nigerinë veriore, e cila po “përballet me një krizë alarmante të kequshqyerjes”, paralajmëruan Médecins Sans Frontières (MSF).

Rastet e kequshqyerjes së fëmijëve, forma më serioze dhe më vdekjeprurëse, u rritën me 208 për qind midis janarit dhe qershorit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan MSF-ja në një njoftim për shtyp të lëshuar të premten në mbrëmje.

“Për fat të keq, 652 fëmijë kanë vdekur tashmë në strukturat tona që nga fillimi i vitit 2025, për shkak të mungesës së aksesit të shpejtë në kujdes”, shtoi MSF-ja.

Shkurtimet e konsiderueshme të ndihmës së huaj, kostot e larta të jetesës dhe një rritje e sulmeve xhihadiste, veçanërisht në verilindje, kanë përkeqësuar situatën ushqimore në Nigeri.

Viti i kaluar shënoi një pikë kthese në krizën ushqimore që pllakos veriun e këtij vendi, tha Ahmed Aldikhari, përfaqësues i MSF-së në Nigeri.

“Por shkalla reale e krizës tejkalon të gjitha parashikimet”, shtoi ai, duke përmendur “shkurtime masive të buxhetit, të bëra në veçanti nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian”, të cilat kanë pasur ndikim në trajtimin dhe kujdesin e fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja.

Në të gjithë Nigerinë, gati 31 milionë njerëz vuajnë nga uria akute, një shifër rekord, sipas David Stevenson, kreut të Programit Botëror të Ushqimit (WFP) në atë vend.

Të ngjashme

Të fundit