16.7 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Kriza politike, Tahiri: Kosova po e humb fuqinë dhe autoritetin e saj

- Advertisement -

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur i shqetësuar mbi krizën e thellë politike.

Sipas tij, Kosova po e humb fuqinë dhe autoritetin e saj, si brenda vendit, ashtu edhe në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tutje thotë se kjo gjendje duhet të marrë fund urgjentisht.

“Rrafsh katër muaj pas zgjedhjeve, ende nuk kemi konstituim të Kuvendit, kjo situatë nuk guxon të normalizohet. Shteti është në bllokadë funksionale, pa përfaqësim dhe pa vendimmarrje institucionale. Kjo është një krizë e thellë politike, që po e minon funksionimin demokratik dhe po e cenon besimin e qytetarëve në institucione. Kredibiliteti institucional po zbehet çdo ditë. Pa institucione të zgjedhura, nuk ka as demokraci, as shtet funksional. Kosova po e humb fuqinë dhe autoritetin e saj, si brenda vendit, ashtu edhe në raport me partnerët ndërkombëtarë.  Kjo gjendje duhet të marrë fund urgjentisht”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme

Të fundit