22 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Kriza nuk na erdhi prej qielli e as prej Gjykatave apo Pakicave, por prej lakmisë dhe budallakisë politike

- Advertisement -

 

Kriza dhe bllokada në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk është kushtetuese. As pakicat kombëtare nuk e kanë shkaktuar. Kriza është krejtësisht politike dhe buron nga partia më e madhe, e cila nuk arriti me fitu shumicën siç e kishte planifiku, e po ashtu nuk ka miq e partnerë politik për me formu atë shumicën e nevojshme me Kushtetutë.

Ne mundemi me kërku fajtorin edhe në Zelandë të Re, por ai është këtu, në shtëpi brenda dhe para syte tanë… ashtu saktësisht sikur ai tregimi me “Elefantin në Dhomë”.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, si shumica e fushave të tjera, ka nevojë për reformim, vetting, rritje të efikasitetit, transparencë dhe llogaridhënie. Por sidoqoftë, nuk është burimi i krizës aktuale politike që ka paralizu shtetin.

Krizën na e kanë shkaktu politikanët dhe ata nuk kanë asnjë të drejtë, as ligjore e as morale, me kritiku gjyqësorin apo me kërku fajtorin gjetiu.

Fundja, nëse ka një shtresë në Kosovë që e ka bë lomsh dhe që e meriton me u kritiku, ajo është politika. Sa më të larta përgjegjësitë institucionale dhe sa më e madhe pesha politike, përfshi rezultatet e zgjedhjeve të fundit, aq më e madhe është edhe përgjegjësia dhe faji.

Të ngjashme

Të fundit