3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Kriza në Ukrainë, Rusia refuzon të marrë pjesë në takimin e OSBE-së

- Advertisement -

Rusia nuk do të marrë pjesë në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, sipas një njoftimi të agjencisë se lajmeve Ria, duke cituar  një diplomat rus.

Ukraina ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të OSBE-së me Rusinë, duke akuzuar Moskën se ka të mbajtur të fshehtë informacionet rreth vendosjes së trupave ruse pranë kufirit ukrainas, si edhe për stërvitjen e përbashkët të trupave ushtarakë në Bjellorusi.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha të dielën se Moska kishte injoruar kërkesën e Kievit.

“Ukraina ka kërkuar një takim me Rusinë dhe të gjitha vendet anëtare të OSBE-së brenda 48 orëve për të diskutuar vendosjen dhe lëvizjen e forcave ruse përgjatë kufijve tanë dhe në Krime”, citohet të ketë thënë ministri.Rusia duhet të respektojë angazhimet e saj për transparencën ushtarake në mënyrë që të ulë tensionet dhe të forcojë sigurinë e shteteve të saj anëtare”, përfundoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit