Por, sivjet si shkak i krizës energjetike, ende nuk dihet nëse do të ketë zbukurime.
E prishtinasit vlerësojnë se pa dekorime nuk do të ketë frymë festash, teksa ka edhe prej atyre që e arsyetojnë.
Komuna ka ndarë 70.000 euro për stolisjen e qytetit.
Megjithatë, duke iu referuar vendimit të Qeverisë për kursim të energjisë elektrike, nuk ka vendim akoma defivitiv.
Bazuar në Vendimin e Qeverise me nr.28/96 për Masat detyruese për kursim të energjisë – në masat detyruese të ndriçimit publik të këtij Vendimi pika 2 thuhet: ‘Të ndalohet i gjithë ndriçimi dekorativ në hapësira publike.
Përgjatë vitit 2021, kostoja e dekorimeve ka qenë 50 mijë euro. /Teve1/