Pagat janë të njëjta si në maj ashtu edhe në qershor, por jo edhe produktet bazë që u shtrenjtuan gjatë kësaj periudhe.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni mujor ishte 0.7 për qind, ndërkaq ai vjetor në qershor të vitit 2025, arriti në 4.3 për qind.
Kjo rritje ka bërë që qytetarët kosovarë vetëm deri në mesin e vitit të paguajnë çmime më të larta sesa gjatë gjithë 2024-ës për produktet bazë.
Sipas Odës Ekonomike, ky trend është alarmues për standardin e jetesës.
Por, përveç shtrenjtimit të mallrave, shqetësuese janë edhe të dhënat për tregtinë e jashtme.
Ndërkohë, as ekzekutivi në detyrë dhe as partitë ish-opozitës nuk po i dalin zot konsumatorit.
Gardianët e blerësve kërkojnë intervenim urgjent, pasi kjo situatë mund të largojë edhe bizneset potenciale që duan të investojnë në Kosovë.